Malisheva është e përgatitur maksimalisht dhe me synim që të debutojë me fitore në garat evropiane përkatësisht në Conference League.
Bastet e favorizojnë Malishevën karshi skuadrës së mirënjohur malazeze Buduçnosti nga Podgorica.
Ballafaqimi luhet nesër (17.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Bastet
Është ndeshja e parë e rrethit të parë kualifikuese të Conference League.
“1xBet” e vlerëson favorit Malishevën, për fitore e ka koeficientin 1.84, për barazim 3.50 dhe për triumfin e udhëtuesve 4.27.
“Betway” e konsideron favorit Malishevën, 1.88 për fitore, për barazim 3.25 dhe 4.00 për ngadhënjimin e Buduçnostit.