Llapi i Podujevës po përgatitet për sfidën e nëserme (20.30) ndaj Wisla Krakow, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë kualifikues të Europa League.
Llapi ka punë të zoshme me fituesin e Kupës së Polonisë.
"Klubi Futbollistik Llapi njofton se sot do ta zhvilloj seancën stërvitore të fundit para ndeshjes me Wisla Krakowa, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Europa League.
"Bardhekaltrit" e zhvillojnë stërvitjen nga ora 19:00 në stadiumin ku edhe do luhet ndeshja, Reymana Stadium, Krakow.
Paraprakisht nga ora 18:30, kryetrajneri Tahir Batatina dhe futbollisti Ilir Krasniqi do paraqiten në konferencë për media", njofton KF Llapi.