Kylian Mbappe mbylli një Europian zhgënjyes me Francën, teksa ai dhe “gjelat” u eliminuan në gjysmëfinale nga Spanja.
Sulmuesi kryesor i skuadrës shënoi vetëm një gol edhe atë me penallti, si dhe dhuroi vetëm një asist, atë së fundmi ndaj Spanjës.
Mbappe, në fakt vuajti edhe një problem jo të vogël në hundë. 25-vjeçari e theu hundën në ndeshjen ndaj Austrisë dhe vendosi të mos e operonte për të mos humbur ndeshjet e Euro 2024.
Tashmë, lojtari po përgatitet për aventurën te Reali, teksa data e prezantimit me “Los Blancos” është vendosur më datë 16 korrik. Megjithatë, të martën përveç prezantimit, drejtuesit e Realit do të organizojnë një takim mes Mbappe dhe stafit mjekësor të skuadrës.
Do të jenë pikërisht mjekët e Realit ata që do të përcaktojnë nëse Mbappe do të operohet apo jo, pasi trajneri Carlo Ancelotti kërkon që të ketë një ide të qartë mbi planet e sezonit të ri me italianin që pretendon t’i ketë të gjithë lojtarët në formë për SuperKupën e Europës ndaj Atalantës më datë 14 gusht.