Lautaro Martinez, sulmuesi i Inter-it dhe Argjentinës foli për mediet pas fitores 2-0 ndaj Kanadasë, e cila i dha ekipit të tij kalimin në finalen e “Copa America”.
Si fillim sulmuesi u shpreh i lumtur për këtë fitore, ndërsa më tej foli për faktin se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Angel Di Maria-s me Argjentinën.
“Jam i lumtur sepse është një tjetër finale në një kohë të shkurtër dhe kjo është thelbësore për ne. Di Maria?
Është emocionuese të shohësh se si ai lufton në fushë. Do të jetë ndeshja e fundit dhe ne do të shfrytëzojmë sa më shumë këtë javë të fundit për ta shijuar me të”-tha fillimisht ai.
Më tej, i pyetur se cilin mes Uruguait apo Kolumbisë dëshiron të përballet në finale, argjentinasi deklaroi se nuk ka preferenca.
“Jo nuk kam preferenca. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Copa America dhe ju e dini se si shkojnë gjërat.
Është një ndeshje tjetër, një betejë e fundit dhe ne do ta përballojmë ashtu siç dimë”-u shpreh Lautaro.