Shkëndija e Tetovës është gati për sfidën e parë të kualifikueseve në Conference League.
Skuadra shqiptare do të përballet me Noah nga Armenia.
Takimi luhet nesër në orën 18.00 në stadiumin Abovyan.
Kryetrajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri, shpreh optimizmin para ndeshjes: “Shkëndija 10 vitet e fundit ka bërë mirë në Evropë dhe e kemi obligim të kërkojmë kualifikimin.
Noah ka shumë ndryshime në ekip dhe kjo na ka vështirësuar analizën tonë“.
Futbollusti i Shkëndijes, Ennur Totre beson e shpreson se do të japin më të mirën:
“Kemi analizuar ekipin e Noah-s dhe besojmë se kemi informacionet e duhura. Në fushë do të dalim për të dhënë më të mirën”.