Barcelona refuzoi ofertën e PSG-së për “yllin” e Spanjës

Futboll

Barcelona refuzoi ofertën e PSG-së për “yllin” e Spanjës

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 19:00
Yamal

Sipas shtypit spanjoll, Barcelona hodhi poshtë një propozim të PSG-së me vlerë 250 milionë euro për Lamine Yamal, para fillimit të Euro 2024.

Kjo ofertë, e cila do të thyente rekordin e transferimit më të shtrenjtë në botë, duke kaluar pikërisht atë të Neymar nga katalanasit te parizienët, as që u mor në konsideratë nga Deco, drejtori sportiv i “Blaugranave”.

Yamal, që po zhvillon një Europian fantastik (autor i një goli spektakolar ndaj Francës), është e ardhmja e klubit dhe, për rrjedhojë, konsiderohet i pashitshëm.

Sulmuesi anësor ka kontratë deri në vitin 2026, e cila do të zgjatet edhe për dy sezone të tjera kur të mbushë 18 vjeç dhe gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat