Futbollisti Qëndrim Zyba i jep lamtumirën kampionit të Kosovës, Ballkanit, për të shtegtuar në Republikën e Çekisë përkatësisht ë klubin e njohur Liberec.
Zyba shpreh mirënjohje për Ballkanin, për vitet që ka kaluar dhe sukseset që shënuan në Kosovë dhe në garat evropiane.
“Faleminderit klubi im i zemrës, FC Ballkani, faleminderit tifozë fantastikë, {Xhebrailat’!
Për një futbollist, vetëm veshja e fanellës së klubit që e dashuron, do të thotë shumë, kurse të fitosh aq shumë e të arrish suksese historike me të, është ëndërr e secilit sportist.
Jam shumë i lumtur që kemi përjetuar bashkarisht aq shumë gëzime, suksese e trofe. Uroj nga zemra që ato mos t'i ndalen Ballkanit asnjëherë.
Për mua tani është një periudhë e re, një klub i ri, tek i cili po ashtu do ta jap maksimumin e mundshëm, për ta ndihmuar FC Slovan Liberec t'i arrijë objektivat, kurse juve do të ju mbaj në zemër gjithë jetën!”, njofton Zyba.