Futbollisti Meriton Korenica është prezantuar nga skuadra rumune, CFR Cluj.
Çfarë shkruan skuadra rumune për Korenicën?
“Klubet CFR 1907 Cluj dhe Manisa kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Meriton Korenica.
Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te FC Ballkani, ish-kundërshtari ynë në grupet e Conference League, skuadër me të cilën fitoi tre tituj kampionë, një Kupë dhe një Superkupë. Në fanellën e kësaj skuadre, Meritoni pati 142 paraqitje.
Futbollisti 27 vjeçar ka luajtur edhe për ekipet si FC Prishtina, KF Liria Prizren, Manisa, Metalurg Shkupi dhe Shkëndija Tetovë, duke pasur edhe pesë paraqitje në Kombëtaren e Kosovës”, shkruan në faqen e klubit.