Juventus pas Koopmeinersit

Futboll

Juventus pas Koopmeinersit

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 20:46
Teun Koopmeiners

Tashmë nuk është një sekret, Juventus prej kohësh është vënë pas Teun Koopmeiners të Atalantës.

Bardhezinjtë kanë gjetur akordin me holandezin, por problem janë drejtuesit bergamaskë të cilët kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për 26-vjeçarin.

Një shifër e lartë për Juventusin. Megjithatë, drejtuesit torinezë kanë çelësin për të mbërritur akordin.

Fjala është për Daniele Rugani të përfunduar tashmë jashtë projektit me trajnerin Thiago Motta.

Në Bergamo kanë vlerësim për një mbrojtës me eksperiencë si Rugani, sidomos në këtë sezon ku Atalanta do të marrë pjesë në Champions League.

Ndaj, me Ruganin në “tavolinë” mund të ndryshojë edhe dinamika e kësaj merkatoje mes Juventusit dhe Atalantës dhe në fund të dyja palët të dalin të kënaqura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat