Trajneri i Wisla Krakow flet para ndeshjes me Llapin: Ky lajm nuk është i mirë për ne

Futboll

Trajneri i Wisla Krakow flet para ndeshjes me Llapin: Ky lajm nuk është i mirë për ne

Nga: K.Goca Më: 10 korrik 2024 Në ora: 21:00
Kazimierz Moskal,

Gjithçka gati për ndeshjen e nesërme (20.30) mes fituesit të Kupës së Polonisë, Wisla Krakow dhe Llapit të Podujevës.

Llapi debuton në Europa League.

Janë para sprovës së madhe në kuadër të xhiros së parë të kualifikueseve.

Trajneri i Wisla Krakow, Kazimierz Moskal, ka folur para ndeshjes së nesërme, duke e vlerësuar Llapin.

Duhet theksuar se skuadrës së Wisła-s do t'i mungojë i dëmtuari Kacper Duda. 

“Sigurisht që ky lajm nuk është i mirë për ne.

Kur bëhet fjalë për mundësitë që kemi për të zëvendësuar Kacperin, ju e dini gjithashtu shumë mirë se kush do ta zëvendësojë atë? Tashmë kemi një plan për ndeshjen e nesërme.

Unë kam njëmbëdhjetë lojtar në mendje. Nëse po mendojmë të zëvendësojmë Kacper Dudën një me një, sigurisht që do të jetë e vështirë sepse ai është një lojtar që ka një qasje specifike ndaj topit”, tha trajneri o Wislas. 

A do të jetë gati për të luajtur blerja e re e Wisła-s, Giannis Kiakos?

“Sigurisht që duam ta kemi në dispozicion dhe ndoshta do ta aktivizojmë, por ky sparing i fundit tregoi se atij i duhet më shumë kohë për t'u përgatitur siç duhet për sezonin. Gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se nëse lojtarët vijnë në kohë të ndryshme, ata janë në faza të ndryshme të përgatitjes”, tha trajneri.

A duket detyrim për skuadrën e Krakowa-s që të kalojë në raundin tjetër?

“Mendoj se tifozët dhe komuniteti i futbollit në Krakow sigurisht që ndajnë këtë mendim.

Jemi në nivelin e dytë të garës, por duke pasur parasysh se çfarë klubi jemi, padyshim që perceptohet kështu.

Mendoj se unë dhe lojtarët e mi ndihemi njësoj. Kjo është arsyeja pse dilni në fushë për të luajtur dhe për të fituar ndeshjen.

Nëse secili luan rolin e tij në fushë njëqind për qind”, ka thënë mes të tjera Moskal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat