Struga Trim Lum e pafat në Bratisllavë, pësuan dy gola në finish

Futboll

Struga Trim Lum e pafat në Bratisllavë, pësuan dy gola në finish

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2024 Në ora: 22:08
Pamje nga ndeshja

Dy golat e shënuar nga Besart Ibraimi, por edhe loja e shfaqur nga ana e skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum, kampionit të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë respekt ndaj 14 herë kampionëve të Sllovakisë, jep shpresa për në ndeshjen e kthimit pas një jave në Ohër.

Struga Trim Lum pësoi humbje me rezultat 4:2 nga Sllovan Bratisllava, në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Champions League.

Pas një pjese jo aq të mirë të parë kur vendasit kishin epërsinë me 2:0, në pjesën e dytë skuadra shqiptare shkëlqeu, me anë të Besart Ibraimit që shënoi dy gola për rezultatin 2:2,

Kështu që Kucka në minutën e 86-të dhe në 90 + 1 ia mohoi rezultatin e favorshëm struganëve.

Për Sllovanin shënuan Weiss (16'), Mak (36'), Kucka  (85' e 901+) dhe për struganët Ibraimi (55' - nga penalltia e 74').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat