Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të sfidës së nesërme kundër Marsaxlokk, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference League.
Trajneri i kryeqytetasve deklaron se skuadra është gati, vlerëson kundërshtarin, por kërkon maksimumin në sfidën e nesërme që do të luhet në “Elbasan Arena”.
"Është ndeshja jonë e parë, nisim sezonin e ri me Kupat e Europës dhe kemi përballë ekipin maltez.
Ndeshja sigurisht që ka situata dhe fragmente të ndryshme, ku kundërshtari mund të mbrojë thellë ose të presojë lart. Ne përgatitemi për të gjitha situatat e mundshme.
Me aq informacion sa kemi, jemi munduar ta studiojmë kundërshtarin, edhe pse ka lëvizje në organikën e vet. Nuk kemi informacion 100% të saktë, por edhe pa informacion fare nuk jem", tha Shehi.