Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Muhamet Dragusha, Leutrim Ajeti dhe Andin Rashica.
Trajneri Muhamet Dragusha dha mendimin e tij rreth ndeshjes së dytë gjysmëfinale të “EURO 2024”.
“Anglia na befasoi për të mirë, tregoi një lojë afër perfektes, që na ka munguar shumë. Edhe Holanda përgjatë tërë kampionatit ka luajtur mire, madje ka ardhur me meritë në gjysmëfinale”, tha ai.