Kualifikoi Anglinë në finale, Watkins: E kam pritur këtë moment me javë të tëra

Futboll

Kualifikoi Anglinë në finale, Watkins: E kam pritur këtë moment me javë të tëra

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 09:45
Ollie Watkins

Ollie Watkins ishte padyshim heroi i Anglisë në sfidën kundër Holandës, me golin e shënuar në minutën e fundit të gjysmëfinales.

Sulmuesi i “Tre Luanëve” u shpreh pas ndeshjes se kishte folur pikërisht me asistuesin e tij, Cole Palmer, se do të shënonte.

“E pabesueshme, e kam pritur këtë moment me javë të tëra, u desh shumë punë dhe Jam shumë i lumtur që pata këtë mundësi, jam vërtet mbi re, betohem për jetën e fëmijëve të mi, hyra me Palmerin dhe në momentin e zëvendësimit i thashë: ‘Tani hyjmë dhe më duhet asistimi për golin’. Dhe kështu shkoi.

Kishte shumë kritika, por në fund jemi në finale dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, u shpreh sulmuesi i Aston Villas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat