​Koeman: VAR-i po e prish futbollin

Futboll

​Koeman: VAR-i po e prish futbollin

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 10:35
Trajneri i Holandës, Ronald Koeman

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka kritikuar ashpër teknologjinë VAR dukë thënë se ajo po e prish futbollin pasi Anglisë iu dha një penallti e diskutueshme në gjysmëfinalen e tensionuar të Euro 2024 të së martës.

Holandezët kishin marrë epërsinë e hershme me goditjen e fuqishme të Xavi Simons, por skuadra e Gareth Southgate i kthye në rrugën e shpëtimit kur Harry Kane u pengua nga Denzel Dumfries brenda zonës.

Filimisht loja vazhdoi, por gjyqtari Felix Zëayer më pas akordoi penallti pasi u këshillua të shkonte në monitor nga VAR.

Kane barazoi nga penalltia dhe zëvendësuesi Ollie Ëatkins shënoi golin fitues në minutën e 90-të për të dërguar Anglinë në finalen e së dielës, ku do të luajë kundër Spanjës.

“Për mendimin tim nuk duhej të ishte penallti”, tha Koeman. "Ai e goditi topin dhe këpucët u prekën. Mendoj se ne nuk mund të luajmë siç duhet dhe kjo është për shkak të VAR. Me të vërtetë e prish futbollin", shtoi ai.

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe eksperti i ITV-së, Gary Neville mendoi se Holanda kishte të drejtë të ndihej e mërzitur.

“Si mbrojtës, mendoj se është një vendim absolutisht i turpshëm. Nuk ka asnjë mënyrë që të ishte një penallti. Ai thjesht futet natyrshëm për të bllokuar goditjen. Nuk është një penallti për mua", theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat