SC Gjilani vazhdon përgatitjet për edicionin 2024/25, pas dy ndeshjeve kontrolluese në Gjilan, kuqebardhët marrin rrugën për në Bullgari.
Për 14 ditë skuadra 3 Ardian Nuhiut do të qëndroj në Bansko të Bullgarisë, ku do të zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese.
Të gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion, derisa gjilanasit kanë bërë të ditur se do t’i bashkohen edhe tre futbollistë nga ekipi i të rinjëve.
Datat 14, 17, 21 dhe 24 Korrik do të jenë të rezervuara për ndeshje kontrolluese, ka njoftuar SC Gjilani.
Në vazhdim të kampit priten të afrohen edhe dy futbollistë, të cilët priten të jenë përforcimet e radhës për ‘Skifterët’z
Lista e të ftuarve
Portier: Aridon Bllaca, Kenan Haxhihamza, Rrezon Matoshi
Mbrojtës: Edison Kqiku, Marko Roganovic, Besir Ramadani, Marko Martinaga, Yll Ibrahimi, Eldonit Shaqiri, Tonin Korqa
Mesfushor: Kushtrim Shabani, Ergys Kaçe, Sabit Bilali, Blerind Morina, Robert Rrahmani, Odi Mehmeti.
Sulmues: Edi Basa, Oltion Bilalli, Albin Prapashtica, Drin Ymeri, Lazim Krasniqi.