Egnatia me mungesa në sfidën e kthimit  

Futboll

Egnatia me mungesa në sfidën e kthimit  

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 11:57
Zejnullai

Egnatia e nis me humbje rrugëtimin e saj në Champions League.

Rrogozhinsit u mposhtën minimalisht nga Borci

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 90+6 të sfidës nga Hrelja, ndërsa kampionët e Shqipërisë u ndëshkuan me 2 kortënë të kuq.

Kështu Zejnullai la Egnatian me 10-të lojtarë që në minutën e 58-të, ku gjyqtari  e ndëshkoi direkt me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj vendasve.

Ndërkohë Edison Ndreca është futbollisti tjetër që u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

Në këtë mënyrë për Edlir Tetovën kanë nisur “dhimbjet e kokës”. Dy lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë për sfidën e kthimit ndaj Borci nga Banjallula.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat