Eliminimi i Brazilit ndaj Uruguajit në çerekfinalen e Kupës së Amerikës bëri një zhurmë të jashtëzakonshme.
Edhe një herë zila e alarmit ra në shtëpinë e “Seleçao”, e cila megjithatë, përmes presidentit Ednaldo Rodrigues i garantoi Dorival Junior vendin në stolin e pesë herë kampionëve të botës.
Një lajm i padëshiruar për mjaft tifozë brazilianë dhe ish-lojtarë, që e kanë veshur këtë fanellë shumë të rëndë. Ashtu si Zé Roberto, i cili ka bërë 84 paraqitje me Brazilin, i cili gjatë një interviste të dhënë për “ESPN Brasil” nënvizoi:
“Brazili ka mbetur pak mbrapa kur bëhet fjalë për trajnimin e trajnerëve. Ne kemi pak trajnerë kompetentë që kujdesen për futbollin. Rrjedhimisht edhe kombëtarja ka pak opsione”.
I pyetur nëse “Seleção” mund të kishte ndonjëherë një trajner si Guardiola, 50-vjeçari me origjinë nga São Paulo, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Flamengos, u përgjigj: “Unë mendoj se po. Nëse sot do të preferohej një i huaj, personalisht do të zgjidhja Abel Ferreira”.
Nuk vonon përforcimi i idesë së trajnerit portugez si zgjidhja ideale për të marrë në dorëzim kombëtaren braziliane: “Abel Ferreira është një trajner, që ka disa vite në Brazil. Një trajner që di të sillet me lojtarët, emër i shkëlqyer për kombëtaren braziliane”.