Edlir Tetova, kryetrajneri i skuadrës Egnatia nga Rrogozhina, kampion i Shqipërisë, ishte i zemëruar me gjyqtarin polak.
Skuadra serbe Borci i Banjallukës e mposhti Egnatia me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e parë të xhiros hapëse të kualifikueseve në Champions League.
Damir Hrelja me kokë shënoi në minutën e 90+6 për fitoren e kampionit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kampioni i Shqipërisë nuk u nda i kënaqur me referimin e gjyqtarit polak Danijel Stefanski. Polaku ndau tetë kartonë të verdhë dhe dy të kuq dhe Egnatia e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak.
Arbin Zejnullai u përjashtua nga fusha në minutën e 58-të (karton i kuq direkt) dhe Edison Ndreka në fund të takimit (kartoni i dytë i verdhë).
“Trajneri Egnatias i pakënaqur me gjyqtarin ndaj Borcit: Kjo është për Ginis, do të jetë ndryshe në Shqipëri!”, është titulli i mediumit nga Banjalluka “Monda.ba”.
"Ju të gjithë e shikuat ndeshjen. Ne nuk patëm një faull në gjysmën e fushës së Borcit. Nuk e di pse.
Të gjithë e patë se çfarë ndodhi, por në Shqipëri do të jetë një lojë ndryshe. E di që do të jetë një ndeshje e vështirë. por ne do të bëjmë maksimumin për të ecur përpara”, tha ai.
Ndeshja e kthimit luhet në Elbasan të mërkurën e ardhshme në orën 21:00.
“Do të shohim nëse Tetova më pas do të jetë i kënaqur me referim, duke pasur parasysh se UEFA ka caktuar gjyqtarin e famshëm italian Fabio Maresca për duelin e dytë mes kampionëve të Bosnjë e Hercegovinës dhe Shqipërisë”, shkruan media nga Banjalluka “Modna.ba”.
“Nuk e di nëse ndonjëri prej jush ka parë ndonjëherë 11 lojtarë me karton të verdhë?”, pyeti Tetova.