Kampioni i Shqipërisë, Egnatia nga Rrogozhina, ka pësuar humbje (1:0) në kohën shtesë përkatësisht në minutën e 90+6 nga Borci në Banjallukë.
Skuadra serbe fitoi me fat ndaj Egnatias.
Pas një jave Egnatia e pret kampionin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku synon t’i hakmerret për humbje në Banjallukë.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e lojës dhe faktin që na sjell një pasim, duhet të jem absolutisht i kënaqur me fitoren.
Mendoj se ishte dominim i plotë i Borcit dhe se e meritonim këtë fitore, mund të ishte 2:0 ose 3:0.
Nga ana psikologjike loja ishte shumë e vështirë, duke pasur parasysh tensionet në fushë, por mendoj se skuadrat luajtën drejt dhe nuk kishim probleme, edhe pse mysafirët ishin më të ashpër dhe morëm dy kartona të kuq, ne nuk ramë në grackat që na përgatitën, u shpërblyem me një gol që na jep përparësi para ndeshjes së revanshit në Elbasan”, tha mes të tjera trajneri i Borcit, Mlladen Zhizhoviq.