Burreli e nis afatin kalimtar nga Kosova

Futboll

Burreli e nis afatin kalimtar nga Kosova

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 14:21
Pamje nga prezantimi

Drejtuesit e klubit matjan kanë bërë goditjen e parë zyrtare në afatin kalimtar.

Burreli ka prezantuar dje zëvendësuesin e Florenc Farrukut.

Bëhet fjalë për sulmuesin Eron Brajshori, i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës U-21 të Llapit në Kosovë.

Brajshori, me gjatësi 190 cm, ka luajtur si sulmues qendre te skuadra kosovare dhe ka të ngjarë që të kontribuojë në të njëjtin repart edhe te Burreli.

21-vjeçari nga Llapi ka firmosur me Burrelin. Me afrimin e Brajshorit shkon në tre numri i futbollistëve të konfirmuar te Burreli.

Dy ditë më parë është pranuar nga vetë trajneri Ditmar Bicaj që Silvestër Shkalla dhe Kristi Jaku do të jenë pjesë e Burrelit në sezonin e ri, duke përforcuar repartin e mbrojtjes.

Në ditët në vijim priten përforcime të tjera me shpresën që fillimi i fazës përgatitore ta gjejë skuadrën matjane të kompletuar. Më 15 korrik Burreli nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Faza përgatitore e skuadrës matjane do të zhvillohet në qytetin e Burrelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat