Milan kundër Monza. Skuadra që Silvio Berlusconi ndihmoi për ta sjellë në krye të botës përballë skuadrës së cilës i dha ëndrrën e Serie A.
Kjo përballje do të jetë një “meze e shijshme” e kampionatit, vetëm pak ditë para fillimit zyrtar të Serie A (e shtunë, 17 gusht, me 4 ndeshje paraprake). Trofeu “Silvio Berlusconi”, si një vit më parë do t’i shohë dy ekipet lombarde të rivalizojnë.
Këtë e ka bërë të ditur Adriano Galliani, CEO i Monza, i cili në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar edhe datën e ndeshjes miqësore.
Konkretisht, siç ishte parashikuar tashmë, Milan-Monza do të luhet në mes të gushtit, katër ditë para fillimit të Serie A, sezoni i ri.
“Ne do ta fillojmë më 9 gusht me Kupën e Italisë kundër Sudtirolit, ndërsa më 13 gusht do të përballemi me Milanin në trofeun ‘Silvio Berlusconi’. Kjo është ndeshja e jetës sime”.
Vendi i ndeshjes do të jetë “San Siro”, ndërsa ora ende nuk është bërë e ditur. Gjithsesi duhet të fillojë në orën 20:45 ose 21:00.
Milani dhe Monza, siç u përmend, janë përballur tashmë një vit më parë në edicionin e parë të trofeut “Silvio Berlusconi”, i inauguruar pas vdekjes së ish-padronit kuqezi. Milani fitoi pas penalltive, pasi 90 minutat u mbyllën 1-1, falë golave të Pulisic dhe Colpani.