Partizani do të presë në “Elbasan Arena” ekipin e Marsaxlokk, duke ky i vlefshëm për turin e parë të Conference League. “Demat” do të zbresin në fushë në orën 21:00 dhe synojnë që ta nisin me këmbën e mbarë këtë rrugëtim.
Kryeqytetasit do të jenë “all-in” ndaj maltezve, teksa synojnë vetëm fitoren në shtëpi. Orges Shehi prej ditësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa ka “skicuar” edhe formacionin me të cilin do të sfidojë Marsaxlokk.
Pas shumë muajsh rikthehet të luajë Altin Bytyçi.
Mbrojtësi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe tashmë do të marrë një fanellë titullari në repartin e prapavijës. Nga minuta e parë pritet të nisë edhe Buxhelaj, ndërsa Shehi do t’i besojë sërish talentit të akademisë, Rifas.
Formacioni i mundshëm:
Partizani: Qirkom Hadroj, Preka, Bytyçi, Buxhelaj, Murataj, Magguet, Rrapaj, Rifa, Mba, Cara. Trajner: Orges Shehi.