Chiellini e fajëson mbrojtësin e Interit për golin e Watkins mbrëmë

Futboll

Chiellini e fajëson mbrojtësin e Interit për golin e Watkins mbrëmë

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 14:40
Giorgio Chiellini

Ish-mbrojtësi i Italisë, Giorgio Chiellini, mendon se goli i vonshëm i Ollie Watkins kundër Holandës ishte “i shmangshëm” dhe zbulon gjënë e vetme që Stefan de Vrij nuk duhej të bënte në atë situatë.

Ish-qendërmbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, Chiellini, beson se mbrojtësi i Interit, De Vrij, duhej të bënte më shumë për të shmangur golin e vonshëm të Watkins në gjysmëfinalen e EURO 2024, që çoi Anglinë në finalen kundër Spanjës.

“Lëvizja e Watkins ishte e saktë, por ai ishte drejtuar drejt flamurit të këndit. Ai nuk ishte i rrezikshëm.

E vetmja gjë që një mbrojtës nuk duhet të bëjë [në atë situatë] është të përpiqet të marrë topin. Mbulimi i hapësirës drejt shtyllës së largët i lejon portierit të bëjë një pritje të lehtë. Nuk keni nevojë të kapni topin sepse nëse kalon mes këmbëve…

“Ishte një gol i shmangshëm, dhe më vjen keq sepse Stefan është një mbrojtës i shkëlqyer dhe luajti shumë mirë në këtë turne. Megjithatë, diferenca midis fitores dhe humbjes, ngritjes dhe mosngritjes së një trofeu, shpesh varet nga këto detaje të vogla.”

Sot tri vite me pare, Chiellini ngriti trofeun e Kampionatit Evropian pas fitores së Italisë me penallti kundër Anglisë në stadiumin Wembley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat