Dumfris: Gabova

Futboll

Dumfris: Gabova

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 15:59
Pamje nga ndeshja

I zhgënjyer për elimin imin, por me krenarinë e një populli që nuk rreshti kurrë së kënduari për shumë minuta. Denzel Dumfris ka folur pas gjysmëfinales duke treguar atë që ndodhi në fushën e lojës.

Mbrojtësi i Interit në fakt nuk është ndalur te penalltia dhe rasti i diskutueshëm me Herri Kejnin.

Ai thotë se në pjesën e parë skuadra vuajti shumë sepse Anglia nisi që të dominonte lojën mes linjave dhe përhapi shumë panik tek Holanda. “Është mëkat i madh të eliminohesh në këtë mënyrë sepse në fakt ne po bëheshim gjithmonë e më të fortë dhe po fitonim terren e besim në fundin e ndeshjes.

Është e trishtë që pësuam gol atëherë kur nuk duhej dhe kur po mendonim se do ta çonim ndeshjen në kohën shtesë.

Por i tillë është futbolli. Ndeshja? Anglia luajti më mirë në pjesën e parë dhe kjo ishte e dukshme. Ne e kishim të vështirë që të dilnim në lojën tonë në fillim, por pastaj sigurisht që fituam besim dhe po dinim se si t’i bënim keq rivalit”, ka thënë Dumfris.

PENALLTIA- Mbrojtësi holandez ka dalë përpara mediave edhe për të marrë përgjegjësinë dhe të gabimit të penalltisë. “Gabova. Doja që të shkoja te topi, por godita kundërshtarin.

Ka një kontakt aty. Dua të marr të gjithë përgjegjësinë për këtë episod që ishte vendimtar në ndeshje.

Sigurisht që nuk bëra ndërhyrje të qëllimshme, por i tillë është futbolli. Nëse ndeshja do të shkonte me penallti kam besim që edhe mund ta kishim fituar”, sqaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat