Malisheva shokon Buduçnostin, Etnik Brruti shënon eurogol

Futboll

Malisheva shokon Buduçnostin, Etnik Brruti shënon eurogol

Nga: K.Goca Më: 11 korrik 2024 Në ora: 18:35
Malisehva

Malisheva ka debutuar me fitore në garat evropiane.

Skuadra që udhëhiqet nga kryetrajneri Qëndrim Kida e ka mposhtur me rezultat 1:0 Buduçnostin e Podgoricës nga Mali i Zi, në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të parë të kualifikueseve në Conference League.

Malisheva – Buduçnosti 1:0  

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 
Shikues: 1.000.
Gjyqtar kryesor: Martin Matosha, anësorë Aleksandar Kasapoviq e Matic Mezhnar (Sllovakia).
Shënues: Brruti (67’).
Kartona të verdhë: Xhaka, Vitija, Brruti - Camaj, Mirkoviq, Gasheviq.
Malisheva: Velii, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Brruti (Ndjig 79’, Ferati, Vitija (Prekazi 89’), Hazrollaj, Sobowale (Bunjaku 79’) dhe Aliu (Xhylani 63’).

Buduçnosti: Mijatoviq, Griviq, Serikov, Orahovac, Gasheviq, Brnoviq (Mirkoviq 78’), Vukotiq (Camaj 78’), A. Bullatoviq, Bojoviq (Savoviq 67’), Perishiq (I. Bullatoviq 56’) dhe Ivanoviq (Gjukanoviq 78’).

Buduçnosti ka treguar lojë më të mirë e pati mundësi më shumë në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë i takoi Malishevës.

Futbollisti Etnik Brruti është autor i golit të fitores. 

Në fund të pjesës së parë, Griviq ka dërguar goditje të fortë megjithatë portieri i Malishevës, Velii, e ndal me mund të madh.

Në minutën e 49-të, Etnik Brruti nga rreth 15 metra ka goditur fuqishëm në këndin e epërm të djathtë, ku portieri Mijatoviq e ka shpëtuar portën e tij duke e dërguar topin në korne.

Në minutën e 67-të, Etnik Brruti nga rreth 20 metra ka dërguar gjuajtje të fortë e mjeshtëro, duke shënuar eurogol në këndin e epërm të djathtë, në anën tjetër portieri Mijatoviq nuk kishte forcë të bënte asgjë.

Malisheva ngadhënjeu në sfidën e parë dhe pas një jave luajnë revanshin në Podgoricë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat