Vendimi i papritur nga Mema

Futboll

Vendimi i papritur nga Mema

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 18:37
Ardian Mema

Ardian Mema ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Vëllaznimit të Gjakovës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Mema ka treguar arsye e largimit të tij.

"Të nderuar miq, ky status i drejtohet KF Vëllaznimi. Ju bëj me dije që nga dita e sotme nuk do jem më pjesë e Vëllaznimit.

Për arsye familjare isha i detyruar mos ta vazhdoja më bashkëpunimin tim me klubin.

Falënderoj kryesinë për mirëkuptimin që treguan karshi meje gjithashtu dhe për të gjithë angazhimin që kanë pasur gjatë të gjithë kampionatit dhe për respektin gjithashtu dhe për profesionalizmin që kanë treguar në raport me ecurinë e ekipit.

Një falënderim shkon për të gjithë futbollistët që kanë bërë një sezon të shkëlqyer.

Falënderoj tifozat kuq e zi për mbështetjen që i kanë dhënë Klubit. Një urim special shkon për qytetin e Gjakovës për zemrën e madhe që nuk do ta harroj kurrë. Mirupafshim miqtë e mi", njofton Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat