Malisheva ka shënuar fitoren e parë të saj në arenën ndërkombëtare.
Një fitore në debutim në rrethin e parë të Conference League, me rezultat 1:0 ndaj Buduçnostit nga Podgorica.
Mediumi malazez “Vijesti” ka shkruar se Buduçnosti po vazhdon me rezultatet dëshpëruese në garat evropiane.
“Humbja e Buduçnostit në Podujevë pas një pjese të dytë të dobët.
Skuadra nga Podgorica vazhdoi serinë dëshpëruese të rezultateve të skuadrave malazeze në garat evropiane. Malisheva e Kosovës festoi 1:0 në ndeshjen e parë të xhiros së parë të kualifikueseve të Conference League
Nëse parametër është pjesa e parë e duelit në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, është mjaft e mundshme, por nëse merret parasysh raporti i forcave në pjesën e dytë, atëherë Malisheva është më afër kalimit.
Përgjigja do të jepet mbrëmjen e së enjtes së ardhshme (21.00), ku rival që i pret është CSKA e Sofjes”, shkruan mes të tjera mediumi malazez.