Media serbe mbetet pa koment me lojtarin shqiptar: Ky është futboll, jo basketboll!

Futboll

Media serbe mbetet pa koment me lojtarin shqiptar: Ky është futboll, jo basketboll!

Nga: K.Goca Më: 11 korrik 2024 Në ora: 20:00
Albano Aleksi

Kampioni shqiptar, Egnatia, u mposht (1:0) me golin e Damir Hreljas në stadiumin e qytetit të Banjallukës. 

Borci ka shënuar fitore me golin e minutës së 90+6 në kuadër të rrethit të parë të Champions League. 

Deklarata e futbollistit shqiptar, Albano Aleksi, i la pa koment gazetarët serbë të Banjallukës. 

Ai ka kritikuar gjyqtarin polak Daniel Stefanski, i cili ndau shtatë kartona të verdhë dhe dy të kuq për shqiptarët.

“Shqiptari ka një mesazh për arbitrin në Banjallukë: Ky është futboll, jo basketboll!”, është titulli i mediumit serb “Monda” nga Banjalluka.

"Borci ka një ekip të fortë, por kjo është vetëm ndeshja e parë. Në të dytën do të jemi nikoqirë dhe do të shkojmë në raundin tjetër të kompeticionit.

Ne luajmë në shtëpi, njerëzit do të vijnë e të na mbështesin dhe besoj në kualifikim.

Megjithatë, duhet të them diçka për arbitrin, kjo nuk është normale që një skuadër merr vetëm një karton të verdhë”, tha Albano Aleksi duke shtuar se lojtarët e Egnatias janë ndëshkuar me shtatë kartona të verdhë.

“Ky është futboll, jo basketboll”, nënvizoi futbollisti shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat