Tjetër shqiptar në Premier League

Futboll

Tjetër shqiptar në Premier League

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 20:01
Matteo Dashi

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League.

Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur nga sezoni që vjen.

Ndonëse i datëlindjes 2007, Dashi ka bindur drejtuesit e klubit londinez për t’i ofruar një kontratë si profesionist. 17-vjeçari ka luajtur edicionin e shkuar me ekipin U18 të Crystal Palace, por duke parë cilësitë e tij, klubi ka vendosur që ta “blindojë”, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare.

Kjo është hera e parë që Crystal Palace i ofron një kontratë profesionisti një lojtari të vitit 2007, i cili ende nuk ka mbushur 18-vjeç, çka tregon se Dashi ka kaluar pritshmëritë krahasuar me bashkëmoshatarët e tij.

Edhe gjatë këtij edicioni, Dashi do të ketë aktivizim të rregullt tek skuadra U18, por do jetë i gatshëm për trajnerin Oliver Glasner, nëse ky i fundit do të kërkojë shërbimet e futbollistit kuqezi te skuadra e parë e Crystal Palace.

Dashi ka luajtur pesë ndeshje me kombëtaren U17 të Shqipërisë, ndërkohë që luan si një mesfushor qendre.

Hapi i madh për 18-vjeçarin, i cili përpara duket se ka një rrugë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat