Një situatë surreale me rekordmenin e “Euro 2024”.
Ka shënuar një gol dhe ka dhënë tri asiste në turneun e madh të futbollit, që do të ulë siparin të dielën me finalen Spanjë – Angli, por për shkak të moshës së vogël ishte regjistruar sezonin e kaluar në skuadrën U-19 të Barcelonës.
Barcelona zbuloi se Lamine Yamal dhe Pau Cubarsí janë promovuar zyrtarisht në skuadrën e parë.
Anësori 16-vjeçar, i cili është në qendër të vëmendjes në Euro me Spanjën, dhe qendërmbrojtësi 17-vjeçar, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, nuk janë më të regjistruar tek U-19 dhe Barcelona B. Tani i bashkohen përgjithmonë ekipit të drejtuar nga Hansi Flick.
Sezonin e kaluar , Yamal u aktivizua në 50 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe dha po aq asistime, ndërsa Pau Cubarsí u paraqit në ndeshje 24 herë.