Vëllezërit shqiptarë bëhen protagonistë në Europa League

Futboll

Vëllezërit shqiptarë bëhen protagonistë në Europa League

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 20:45
Pamje nga ndeshja

Besfort Zeneli dhe Arbër Zeneli, dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, u bënë protagonistë në duelin mes Elfsborg dhe Paphos të vlefshëm për raundin e parë të Europa League. 

Të dy futbollistët aktivizohen në radhët e suedezëve të Elfsborg.

21-vjeçari Besfort Zeneli ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës suedeze, ndërkohë në minutën e 59-të, vëllai i tij, Arbër Zeneli, i cili është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 59-të.

Për fat të mirë, penallti e humbur nga Arbëri u shndërrua në gol nga shoku i tij i skuadrës Hult, në vijim të aksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat