Elefanti Baby bën parashikimin për Spanjë - Angli

Futboll

Elefanti Baby bën parashikimin për Spanjë - Angli

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 20:57
Pamje

Siç ka ndodhur që nga viti 2010 me oktapodin Paul, një kafshë bëhet protagoniste e parashikimeve të ndeshjeve të futbollit:

Gjithçka filloi me oktapodin Paul, autor i shumë parashikimeve në Kupën e Botës 2010. Dhe kështu gjatë Kampionatit Evropian 2024 kafshët u bënë sërish protagoniste me parashikimet e tyre për ndeshjet që luheshin në Gjermani.

Ja ku vjen elefanti Baby, të cilit i është besuar parashikimi për finalen mes Spanjës dhe Anglisë, të planifikuar për të dielën në orën 21:00 në Berlin.

Baby duhej të zgjidhte mes dy kutive kartoni plot me ushqime, njëra me flamurin spanjoll dhe tjetra me atë angleze.

Ai u drejtua drejt kutisë spanjolle pa hezitim, duke e thyer atë me një goditje dhe më pas duke gllabëruar ushqimin brenda.

Të dielën do të zbulojmë nëse Baby është vërtet në nivelin e oktapodit legjendar Paul.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat