Zhgënjen Partizani

Futboll

Zhgënjen Partizani

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 22:34
Pamje nga ndeshja

Partizani zhgënjen në ndeshjen e parë përballë Marsaxlokk në raundin e parë kualifikues të Conference League.

Nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse shënuan që në minutën e dytë me Valentino Muratajn, pas një topi të gjatë të dhënë nga Rifa, nuk ia dolën të merrnin atë që prisnin përballë një kundërshtari modest, që jo vetëm barazoi, por rrezikoi edhe ta fitonte ndeshjen (1:1).

Goli i shpejtë i të kuqve dha përshtypjen e rremë se do të kishte goleadë, për goditja fantastike e Yurit ndryshoi krejtësisht rrjedhjen e lojës.

Partizani kishte minuta të tëra në dispozicion për të shënuar gola të tjerë, që do do t’i jepnin fitoren, por e kishte të pamundur të tundte sërish rrjetën.

“Demat” duhet të fitojmë në ndeshjen e kthimit në transfertë për të prerë biletën për raundin e dytë të Conference League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat