Ndeshja e Vllaznisë mbyllet me kaos pas çudive të gjyqtarit në Islandë

Futboll

Ndeshja e Vllaznisë mbyllet me kaos pas çudive të gjyqtarit në Islandë

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 23:33
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes Valurit dhe Vllaznisë në Islandë është mbyllur me një situatë kaotike.

Goli i barazimit në minutën e 99-të, kur gjyqtari kishte dhënë vetëm 6 shtesë në fund të sfidës, i hoqi nga duart shkodranëve një fitore që do të kishte qenë shumë e rëndësishme.

Ndaj në fund të sfidës, trajneri Brdariç, drejtori Osmani dhe lojtarët e Vllaznisë rrethuan menjëherë gjyqtarin Tim Marshall nga Irlanda e Veriut, duke protestuar dhe duke i kërkuar shpjegime për këtë vendim për të zgjatur pa fund ndeshjen, teksa kërkonin edhe për një faull në dëm të skuadrës kuqeblu te aksioni i golit.

Protestat vazhduan gjatë me gjyqtarin i cili i tregoi edhe një karton të verdhë Qarrit për protesta.

Më pas, tensioni u zhvendos në tribuna, ku tifozët kuqeblu, të cilët nuk mungonin në stadium, lëshuan thirrje kundër gjyqtarit dhe disa prej tyre tentuan ta goditnin ndërsa po hynte në dhomat e zhveshjes.

Kjo bëri që të kishte përleshje mes tifozëve dhe stjuardëve, me situatën e cila u tensionua për disa momente, derisa u rivendos qetësia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat