Llapi e nis me humbje aventurën në kualifikimet e Ligës së Evropës

Futboll

Llapi e nis me humbje aventurën në kualifikimet e Ligës së Evropës

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 23:59
Ilustrim

Skuadra e Llapit e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për në Ligën e Evropës.

Llapi i Tahir Batatinës u mposht si mysafir nga skuadra polake Wisla Krakowa me rezultat solid 2:0.

Golat e fitores së Wisla Krakowas i shënuan Igor Sapala (minuta e 2’) dhe Angel Rodalo (minuta e 90+5’).

Ndeshjen e kthimit Llapi kundër Wisla Krakowas do ta zhvillojë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës më 18 korrik me fillim nga ora 16:30.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Wisla Krakowa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat