Milani ka nisur epokën Paulo Fonseca. Trajneri portugez i emëruar këtë verë do të tentojë të rikthejë kuqezinjtë te suksesi, edhe pse për të ka shumë dyshime.
I fundit që shprehet kundër luzitanit është një ish-milanist si Alessandro Costacurta. Ish-mesfushori i kuqezinjve, theksoi se Fonseca nuk e entuziazmon ndërsa shtoi se kuqezinjtë duhej t’i besonin Antonio Contes.
“Fonseca nuk është një zgjedhje që më entuziazmon, megjithatë nuk më pëlqen të kritikoj vendimin e klubit sepse në fund të fundit, trajneri portugez është profesionist dhe një njeri i mirë. Unë do të kisha preferuar një tjetër trajner, një që të bën të ëndërrosh.
Portugezi e ka treguar se është një trajner i mirë, por nuk e di nëse do t’ia rikthejë kuqezinjtë te suksesi. Mua do të më pëlqente një si Conte, apo De Zerbi dhe Sarri. Më pëlqente edhe Thiago Motta, por ai e kishte marrë drejtimin për te Juventus.