Armando Broja është një nga lojtarët shqiptarë më të komentuar javët e fundit. Për shkak të ardhmes së tij është në qendër të merkatos.
Ekipe në Premier League, Bundesligë dhe Serie A, kërkojnë shërbimet e tij, por ende asgjë konktrete për të.
Sulmuesi i Kombëtares nuk ka ndërmend të humb kohë dhe ka nisur stërvitjen.
Broja është rikthyer në Londër dhe ka nsiur stërvitjen me Chelsea, skuadër që ka në zotërim kartonin e tij.
22-vjeçari i është bashkuar skuadrës dhe shokëve dhe në këtë mënyrë ka nisur punën për sezonin e ri nën urdhrat e Enzo Maresca.