Skandali në Banjallukë duhet të ndëshkohet sa më parë që është e mundur nga UEFA.
Skandali nga tifozët e skuadrës serbe Borci është shumë i rëndë, ata provokuan Kosovën.
Futbollistët e kampionit të Shqipërisë me të drejtë u larguan nga fusha për disa minuta për faktin se provokimet e sojit të tillë nga shikuesit serbë në Banjallukë ishin të padurueshme.
Një shkrim skandaloz është edhe i mediumit në Banjallukë “Monda.ba”, në vend që të kritikojë dhe dënojë turpin ata e mbrojnë.
Pa fije turpi kjo media shkruan dhe madje duke akuzuar kampionin shqiptar.
Ky farë mediumi Banjallukës e ka mbrojtur skandalin pra atmosferën armiqësore dhe ka fajësuar futbollistët shqiptarë.
Kjo është mendësia serbe.
Nuk ështe hera e parë që Banjalluka sillet kësisoj, kështu janë sjell para disa viteve edhe me hendbollistët e Kastriotit të Ferizajt, Besa Famgas nga Peja. Tani UEFA ka rastin t’i jep dënimin shembullor për këtë skandal Borcit dhe Banjullukës.
Ja çfarë shkruan ky farë pamfleti serb “Monda”: “Futbollistët e kampionit shqiptar Egnatia u larguan dhe u rikthyen në fushë në Banjallukë në ndeshjen e parë kualifikuese për Champions League, të tronditur kur mësuan se tifozët e Borcit dhe tifozët e thjeshtë të futbollit mbështesin Serbinë për sa i përket statusit të Kosovës.
Për shumicën e serbëve, Kosova ishte, është dhe do të jetë pjesë e Serbisë, pavarësisht nëse ata jetojnë në Kragujevc, Novi Sad, Banjalluka, Madagaskar apo Kuala Lumpur, ashtu siç është për një shqiptar mesatar nga Prishtina, Tirana, Branford ose N'Djamena në zemër të Afrikës e Kosova është e pavarur nga Serbia me aspiratën për t'u bashkuar me Shqipërinë”.
Ky farë mediumi shkarravit duke gënjyer kësisoj: “Askush me kokrra kripe nuk e konteston se Kosova u kap me dhune dhe u nda nga Serbia në radhë të parë në saje të politikës (lexo bombat) e SHBA-ve dhe paktit te NATO-s.
Objektivisht sot Prishtina (Kosova) është e ndarë nga Beogradi, por edhe shumë objektivisht ka shumë shtete në botë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë katër vende të Bashkimit Evropian, por as Bosnjë-Hercegovinën, e cila u përfaqësua nga Borci në duelin me shqiptarët.
A mundet dikush të presë që banorët e Banjallukës, të cilët janë kryesisht serbë, të përshëndesin "rrëmbyesit" e krahinës jugore serbe me "duartrokitje" dhe të mos këndojnë "Kosova është Serbi" në stadiumin e qytetit.
Nuk besoj se këtë nuk e kanë ditur futbollistët shqiptarë kur po përgatiteshin për ndeshjen kundër Borcit, i cili si klub bëri gjithçka që ishte e mundur që mysafirët të ndiheshin të mirëpritur dhe në frymën e lojës së ndershme
Në ndryshim nga lojtarët e Egnatia-s, të cilët në stadiumin e qytetit performuan më shumë si ragbistë sesa futbollistë, gjë që u vu re me tejet të përpiktë nga arbitri polak Daniel Stefanski, duke përjashtuar dy shqiptarë dhe ka ndëshkuar me shtatë kartonë të verdhë plus një nga stafi.
“Ne kemi luajtur futboll, jo basketboll”, u tha gazetarëve pas ndeshjes lojtari i Egnatias, Albano Aleksi, ndërsa lideri i klubit shqiptar, Agim Demrozi, vuri në dukje se thirrjet dhe sllogani “Kosova është Serbi” i lëndon ndjenjat.
Si ka mundësi që në fushë luanin si alfa të vërtetë, luftarak dhe të pakompromis, duke kaluar shpeshherë atë kufi, dhe nga ana tjetër ankohen për ndjenjat e tyre të lënduara?!
Në fund të fundit, një truk të ngjashëm bëri edhe përzgjedhja e Shqipërisë në Beograd në kualifikueset për EURO 2016, kur droni shqiptar solli një flamur që përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe pjesë të Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë, ndaj loja u ndalua.
Më pas UEFA vendosi në favor të tyre, por tani mesa duket gjërat kanë ndryshuar pasi arbitri nga Polonia nuk u ul dhe iu nënshtrua presionit të tyre.
Ndoshta polakut iu kujtua ndeshja e fundit në EURO 2024 në Gjermani mes finalistit Spanjë dhe Shqipërisë, kur tifozët spanjollë brohorisnin të njëjtin sllogan si ai i Banjallukës dhe asnjë prej të zgjedhurve të brazilianit Silvinho as që mendoi të largohej nga fusha në Dusseldorf. Në fund të fundit, nuk lejohet në rregullat e futbollit.
Duhet pranuar, ndoshta ndjenjat e këtyre lojtarëve të Egnatia janë më delikate se ndjenjat e kombëtares shqiptare?:, ka shkarravitur mes të tjera ky medium duke e mbrojtur turpin.
Ky shkrim tregon edhe një herë se mediat serbe në vend që të dënojnë turpin, ata e përkrahin ☼do skandal.