Bundesliga, protagoniste në Euro 2024

Futboll

Bundesliga, protagoniste në Euro 2024

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Kampionati Europian po shkon drejt fundit, ka mbetur edhe beteja finale, aty ku Spanja dhe Anglia do të diskutojnë titullin kampion.

Një sfidë që nuk luhet vetëm për lavdinë, por edhe se kush do të shpallet Këpuca e Artë e Europianit.

Futbollisti i Spanjës, Dani Olmo kryeson listën me tre gola, ndjekur nga sulmuesi Harry Kane i cili ka të njëjtën numër realizimesh, por vetëm se kapiteni i Tre Luanëve ka një disavantazh karshi futbollistit të Leipzig, nuk ka dhënë asnjë asist, ndërsa spanjolli kryeson falë dy asistimeve të tij. 

Një statistikë interesante është fakti se futbollistët që aktivizohen në Bundesligë kanë shënuar më shumë gola se çdo  kampionat tjetër, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë klubet që kanë dhënë më shumë golashënues se çdo klub tjetër. 26 realizime vijnë nga kampionati gjerman, 11 më shumë se Serie A dhe Premier League, e 12 gola më shumë se La Liga spanjolle.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat