Olmo gati për sfidën me Bellinghamin: Nuk ia kam frikën!

Futboll

Olmo gati për sfidën me Bellinghamin: Nuk ia kam frikën!

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 15:21
Olmo e Bellingham

Spanja dhe Anglia janë dy kombëtaret që të dielën e datës 14 korrik do të përballen në finalen e Euro 2024.

Sfida ka nisur të nxehet teksa Dani Olmo paralajmëron yllin e britanikëve, Jude Bellingham.

Fantazisti i spanjollëve që këtë europian ka shënuar tre gola, theksoi se nuk i frikësohet Bellingham pavarësisht talentit që zotëron anglezi.

“Sigurisht që nuk e kam frikë Bellingham. Ai është një pikë referimi te Anglia dhe ka shumë talent.

Është gjithmonë një rrezik, është një lojtar të cilin ne duhet ta mbulojmë mirë. Por, unë e theksoj edhe njëherë se nuk i frikësohem askujt”, u shpreh Olmo.

Ky europian ka rezultuar mjaft pozitiv për Olmon që tashmë është në vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës si Liverpool, Manchester United apo edhe Barcelona. Klauzola e lirimit nga Leipzig është 60 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat