Renditja e re e UEFA-s për klubet europiane

Futboll

Renditja e re e UEFA-s për klubet europiane

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 16:26
Lista

UEFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re të klubeve europiane, në bazë të koeficientit që ato kanë arritur të koleksionojnë gjatë këtyre 4 sezoneve të fundit.

Vendin e parë vazhdon ta mbajë Mançester Siti, ndërsa pas tij vjen Real Madridi.

Për çudi ekipi i Romës gjendet në vendin e pestë, para emrave si PSG, Dortmund, Inter, Milan, Junajtid, e shumë të tjerë.

Një tjetër fakt interesant është se një ekip si Uest Ham, që sezon pas sezoni lufton për mbijetesën në Premier Ligë, pozicionohet në vendin e 16-të, duke pasur një koeficient më të lartë se Barcelona që ndodhet në vendin e 18-të, ose Arsenal që ndodhet në të 19-in.

Në fakt, kjo vjen edhe për arsyen se një sezon më parë ata fituan Ligën e Konferencës, çka i bëri londinezët të fitonin shumë pikë dhe të ngjiteshin shumë në renditje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat