Alii nënshkruan me ekipin bjellorus 

Futboll

Alii nënshkruan me ekipin bjellorus 

Nga: K.G.. Më: 12 korrik 2024 Në ora: 18:53
Pamje nga prezantimi

Mesfushori Ramin Alii është me klub të ri në sezonin e ri, gjegjësisht do të luajë për skuadrën bjelloruse Isloch nga Minsku.

Futbollisti i lindur në Tetovë, dy vjet e gjysmë i kaloi të Skënderbeu nga Korça.

Ai doli nga shkolla e Shkëndijës, prej nga shkoi në Shkup, më pas në vitin 2022 u transferua në Shqipëri.

Alii është pjesëtar i fundit i kombëtares së të rinjve të Maqedonisë dhe ka luajtur dy ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat