Transferimi më i ri i Fiorentinës

Futboll

Transferimi më i ri i Fiorentinës

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 19:13
Moise Ken

Sot ekipi italian i Fiorentinës ka prezantuar sulmuesin më të ri në radhët e tyre, Moise Ken, i ardhur nga ekipi i Juventusit. Pasi lojtari u prezantua dhe zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin nga Firence, është marrë në intervistë nga mediat italiane, ku ka thënë që është totalisht i fokusuar në këtë aventurë të re:

“Çfarë nuk shkoi te Juventusi? Te juvja më ndihmuan shumë në të kaluarën, por ajo që vjen është më e rëndësishme.

Vlahiviç gjithmonë ka folur mirë për Fiorentinën me mua, edhe pse ai erdhi në Torino. Firence është një qytet i mrekullueshëm, shumë i bukur dhe me pasion për futbollin. Tani është momenti jonë që t’i argëtojmë fansat me atë se çka do japim në fushën e lojës.

Unë kam ardhur këtu për të luajtur futboll dhe për të fituar. Nuk e ndiej peshën e rivalitetit me Juventusin, nuk jam ai lloj tipit që më intereson se çfarë thonë fansat. Unë thjesht dua t’i bëjë të lumtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat