6 vite më parë Shaqiri firmosi kontratën me Liverpoolin

Futboll

6 vite më parë Shaqiri firmosi kontratën me Liverpoolin

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 10:16
Xherdan Shaqiri

Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri sot bën 6 vite që u transferua te skuadra e Liverpoolit dhe fitoi me ta gjithë titujt e mundshëm.

Më 13 korrik 2018, Liverpool firmosi për pesë vite me Shaqirin pasi pagoi klauzolën e tij të lirimit prej 13 milionë euro – Shaqa pranoi fanellën me numër 23.

Ai bëri debutimin e tij jozyrtar me klubin më 29 korrik në një ndeshje miqësore përgatitore kundër ekipit rival Manchester United dhe shënoi golin e tij të parë me ‘The Reds’.

Shaqiri me Liverpoolin arriti t’i fitojë 4 tituj, përfshirë: Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe Premierligën.

Aktualisht Shaqiri paraqitet te klubi amerikan në MLS, Chicago Fire.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat