Yamal feston sot ditëlindjen e 17-të, nesër mund ta festojë edhe shpalljen kampion i Evropës

Futboll

Yamal feston sot ditëlindjen e 17-të, nesër mund ta festojë edhe shpalljen kampion i Evropës

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 10:50
Lamine Yamal

Lamine Yamal e feston sot ditëlindjen e tij të 17-të.

Talenti spanjoll ka shpërthyer këtë vit fillimisht me paraqitjet mbresëlënëse me ekipin e Barcelonës.

E më pas, si 16-vjecar, Yamal mori ftesë për ta përfaqësuar Spanjën në Kampionatin Evropian.

Deri para gjysmëfinales, Yamal kishte dhuruar tri asiste, kurse në gjysmëfinale ndaj Francës, ai shënoi një gol spektakolar nga më se 25 metra për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për t’u bërë kësisoj lojtari më i ri që realizon në një kampionat evropian, 16 vjet e 362 ditë.

Nesër, Spanja përballet me Anglinë në finale dhe pritet që edhe këtu, Yamal të bëjë diferencën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat