Skena dhune në Irlandë, aty ku tifozët janë bërë protagonistë të një sherri mes tyre.
Episodi u regjistrua pas përfundimit të ndeshjes Dundalk-Drogheda, sfidë që u fitua 4-2 nga vendasit.
Rivaliteti mes tifozerive të këtyre dy skuadrave është i madh, me mbështetësit e Droghedës që nisën gjithçka.
Tifozët miq u futën në fushë dhe nisën sulmin drejt vendasve.
Më pas sherr i madh dhe grushte mes palëve. 6 gola, rreth 3 mijë tifozë në stadium dhe në fund përleshje mes ultrasve, skena që kishte kohë që nuk përjetoheshin në ishull.