Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga portugezët e Portos.
86 ndeshje dhe 49 gola numëron Taremi me kombëtaren e Iranit, ndërkohë që zikaltrit do të jenë skuadra e tij e tretë në Europë pas Portos dhe Rio Aves.
Gjatë verës së kaluar u kërkua me ngulm edhe nga Milani dhe goleadori ishte afër nënshkrimit me kuqezinjtë, por marrëveshja nuk u arrit.
Ndryshe ndodhi me Interin, që i ka dhuruar një kontratë 3-vjeçare deri në verën e vitit 2027.