Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari, në një tjetër klub

Futboll

Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari, në një tjetër klub

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 11:47
Lojtarët e Laçit

Laçi shet kapitenin në Ukrainë. Vetëm një vit zgjati aventura e qendërmbrojtësit Ajdi Dako në Kurbin.

Ish-dyshja e Dritës, Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari do kenë edhe një tjetër shqiptar në rradhët e tyre.

Dajko, i cili është titullar edhe te Shqipëria U21, do të jetë pjesë e LNZ Cherkasy në dy sezonet e ardhshme.

Drejtuesit e klubit ukrainas kanë arritur marrëveshjen me homologët kurbinas, me klubin shqiptar që përfiton rreth 200 mijë euro nga ky operacion.

“KF Laçi bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Ajdi Dajko në Ukrainë te LNZ Cherkasy FC.

Duam t’i urojmë suksese në karrierë kapitenit të skuadrës tonë dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë për fanellën bardhezi sezonin e shkuar.

Suksese Ajdi! Para Laçi!”, lexohet në komunikatën e kurbinasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat