Klubi i Pendiksporit njofton largimin e mesfushorit shqiptar

Futboll

Klubi i Pendiksporit njofton largimin e mesfushorit shqiptar

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 12:03
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi nuk do të jetë më pjesë e Pendiksporit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori u transferua në vitin 2023 tek Pendikspor dhe gjatë 2024-ës dhuroi vetëm një asist dhe asnjë gol.

"Faleminderit Endri Çekici!

Dëshirojmë të falënderojmë Endri Çekiçin për kontributin e tij në Pendikspor dhe t’i urojmë suksese në pjesën tjetër të karrierës së tij", njofton klubi turk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat